Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ashpër ndaj, siç e cilëson ai, heshtjes së pajustifikueshme të Kuvendit të Kosovës përballë shkeljeve të rënda të të drejtave ligjore të ish-Presidentit Hashim Thaçi dhe bashkëluftëtarëve të tij, të cilët prej vitesh ndodhen në paraburgim nga Gjykata Speciale në Hagë.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama u shpreh i habitur dhe i shqetësuar për mungesën e një reagimi institucional nga Prishtina, duke kërkuar miratimin urgjent të një rezolute pa dallime partiake që të dënojë qartë shkeljet e të drejtave themelore të të akuzuarve dhe cenimin e normave elementare të procesit të rregullt ligjor nga ana e Tribunalit.
“Vazhdoj pyes veten pse Kuvendi i Kosovës nuk e ka ngritur ende zërin përmes një rezolute pa dallime partish, ku të rreshtohen sa e sa shkeljet faktike të normës elementare demokratike të procesit të rregullt ligjor nga ana e Tribunalit të Hagës”, shkruan Rama.
Kryeministri shqiptar ka paralajmëruar se nëse një rezolutë e tillë do të miratohej në Kuvendin e Kosovës, Kuvendi i Shqipërisë do të angazhohej menjëherë për ta votuar të njëjtin tekst, për të ndërkombëtarizuar këtë qëndrim institucional dhe për të denoncuar çdo cenim të shtetit të së drejtës në emër të drejtësisë ndërkombëtare./Arbresh.info
Postimi i plotë:
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...