Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka kthyer përgjigje një ndjekësi, i cili i tha se të gjithë shqiptarët do të ikin jashtë shtetit.
Rama në një postim që ka shpërndarë njofton se do të ketë rritje page prej 30 përqind për të gjitha nivelet e Forcave të Armatosura, një qytetar i ka thënë se s’ka kthim mbrapa dhe se kot mundohet, meqenëse të gjithë do ikin jashtë shtetit.
“Nuk ka kthim mbrapa,gjith shqiptaret do ikin jashte shtetit, kot mundohesh”, ka shkruar qytetari.
Këtij komenti, i është përgjigjur Rama, duke i thënë se një ditë do ta shoh se sa gabim e ka pasur.
“Shqiperia eshte vendi yt dhe imi, pavaresisht se ti dhe une mendojme krejt ndryshe, prandaj te thuash kot mundohesh per Shqiperine eshte si te thuash kot mundohesh per shtepine tone, nderkohe qe ti je me i ri se une e nje dite do ta shohesh se sa gabim e ke pasur?”, ka qenë përgjigja e Ramës./arbresh.info/

Blerim Sallahu u bën thirrje qytetarëve që të votojnë
Një orë para mbylljes së vendvotimeve, ky është numri i qyte...
Policia interviston një qytetar në Graçanicë nën dyshimet pë...
“Për Kosovën që e kemi amanet!”, voton familja J...
Hargreaves vëzhgon zgjedhjet: Ende ka kohë për të votuar
PDK mban konferencë për media në 18:30