Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i zënë me zgjedhje në vendin e vet por edhe në vendin e mikut të vet në Turqi, Recep Tayyip Erdoğan, ka gjetur kohë të japë intervistë ekskluzive për Nacionalen.
Natyra e saj ka të bëjë me zhvillimet aktuale kryesisht në rajon, por edhe me temat përtej zonave të banuara me shqiptarë.
Rama shprehet i bindur se “firmat janë mbledhur” dhe Hashim Thaçit, apo vëllait të tij siç e quan vetë, do t’i pastrohet figura e tij nga trafikimi i organeve i raportit të Dick Martyt.
Pyetja e parë nga gazetari Berat Buzhala vjen lidhur me mbështetjen ndaj Erdoganit që Rama ia dha përmes një video-mesazhi.
Gjatë intervistës, Buzhala ia kujton faktin se shqiptarët e Turqisë janë thuajse të asimiluar krahasuar me arbëreshet e Italisë.
Dita e djeshme në Shqipëri u karakterizua me arrestimin e Fredi Belerit, opozitarit të Himarës, me të cilin Rama pati polemikë, por kryeministri thotë se hetimet për Belerin patën filluar para polemikës.
Fenomeni i trojeve shqiptare në muajt e fundit, Luiz Ejli, që fitoi Big Brotherin, nuk kaloi pa u përmendur në intervistë. Buzhala ia kujtoi Ramës se ky karakter hyri në Big Brother si demokrat e doli si socialist.
E personi që e kurorëzoi Luizin me gruan e tij, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj që po garon sërish për zyrë, ka zgjedhur të mos dalë në përballje me kundërkandidatin e tij nga PD, Roland Bejkon.
Kjo gjë komentohet nga Rama, por gjithashtu edhe fakti se VV-ja e Albin Kurtit nuk garon në këto zgjedhje, për dallim nga zgjedhjet e fundit atje.
Gjatë intervistës, Rama flet edhe për raportet e tij me Kurtin dhe Osmanin, por gjithashtu komenton edhe shkrimin e prestigjiozes The New York Times, për presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.
Krejt në fund, Vlora Hyseni – e larguar nga Qeveria e Kosovës prej pozitës së saj në drejtimin e AKI-së, është rekrutuar nga kryeministri Edi Rama, për ta drejtuar Shërbimin Sekret të Shqipërisë.
Për këtë çështje Rama dha arsyet e veta pse ka vendosur ta emërojë Hysenin në atë pozitë të rëndësishme, por theksin e furi te fjalimi i saj si eprore para nëpunësve të saj më të ri, për të cilin kryeministri tha se është fjalimi më i mirë që ka dëgjuar ndonjëherë.
Në Shqipëri, zgjedhjet lokale do të mbahen këtë të diele, ndërkohë që herën e fundit kur ato u mbajtën, partia e Ramës (PS), kishte fituar çdo bashki sepse opozita nuk mori pjesë.
Shtatori i radhës, Ramës i rrumbullakon një dekadë si drejtues i Shqipërisë nga Zyra e Kryeministrit, por me të përfunduar mandatin e tij të tretë, do t’i bëjë 12 vjet kryeministër.
Nxori armën nga çanta dhe shtiu, një muaj paraburgim ndaj Bu...
15 ditë vendimtare, marrëveshje ose zgjedhje të reja
Procedura të reja në Aeroportin e Prishtinës për fluturime
Më pak se 3 orë deri në fillimin e bllokadës nga SHBA
Endrit Thaçi feston ditëlindjen – edhe një vit larg babait
Netanyahu: Irani shkeli rregullat e negociatave, e mbështesi...