Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se edhe sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ulet atmosferik.
Në këto kushte, si pasojë e krijimit të vranësirave të dendura dhe jostabile dhe ndryshimit të masave termike në stade të ndryshme të troposferës, do të mbajë mot i ndryshueshëm dhe me stuhi lokalisht të fuqishme.
Stuhit do ta përfshijnë pjesën veriore dhe verilindore të Serbisë duke e shtrirë veprimin edhe në pjesën verilindore dhe veriore të shtetit tonë por me një fuqi më të dobët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 22-26 grade Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi mbi 16m/s./Indeksonline/
Peticioni me 200 mijë nënshkrime, Gucati: Na kanë pritur mir...
Memli Krasniqi viziton Kadri Veselin: Pavarësisht zvarritjev...
Rama nesër prezanton Prishtinën në “Expo AI 2026” në Washing...
Përvjetori i lindjes së Skënderbeut: Ceremoni në Lezhë e Kru...
Xhensila Myrtezaj ndan pamje nga xhirimet e klipit të ri
Kina bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Iran në p...