Gjykata Themelore në Prizren ua ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj tre të dyshuarve për grabitjen në Suharekë, Bujar Basha, Besart Istrefi dhe Leutrim Cakollit. Herën e parë paraburgimi prej një muaji të arrestuarve u ishte caktuar më 1 dhjetor 2023.
Vendimi është marrë më 28 dhjetor 2023 derisa masa e paraburgimit iu është caktuar deri më 29 shkurt 2024.
Kjo është konfirmuar për “Betimi për Drejtësi” nga zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Prizren, Marcel Lekaj.
Edhe Trim Barakut i është vazhduar paraburgimi i cili dyshohet për armëmbajtje pa leje.
Ndërkohë, paraburgimi u është vazhduar edhe Fatmir Tahirit dhe Albin Beqirit, të cilët dyshohen për dhënie të ndihmës gjatë kryerjes së veprës penale.
Ndaj Tahirit dhe Beqirit është vazhduar masa e paraburgimit deri më 25 shkurt 2024.
Ditën kur ndodhi grabitja, u njoftua se një polic u plagos dhe një tjetër mori lëndime.
Shuma e arit të grabitur konsiderohet të jetë 250 mijë euro, grabitje kjo që ndodhi pasditën e së 22 nëntorit 2023 në një argjendari në Suharekë.
Gjest i jashtëzakonshëm nga SC Gjilani, ndan nga 2 mijë për ...
Greqia, Izraeli dhe Qipro planifikojnë stërvitje të përbashk...
Publikohen pamje të reja pas aksidentit “horror”...
Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për fëmijët dhe pensionist...
BE-ja pret formim të shpejtë të institucioneve të reja të Ko...
Reagon Hykmete Bajrami: Na falni për dëshpërimin