Edhe nesër në Kosovë është ditë pushimi. Të gjitha institucionet publike e kanë ditë pushimi, për shkak të Pashkëve Ortodokse por edhe për shkak të 9 Prillit, që në Kosovë është festë zyrtare sepse është dita e Kushtetutës.
Sipas Ligjit për Festa Zyrtare nëse dita e festës bie të shtunën ose të dielën atëherë në ditën e parë të punës pushohet.
Sivjet ka qëlluar që të pushohet për një ditë për Ditën e Kushtetutës dhe Pashkët Ortodokse. Në Kosovë sipas Ligjit janë 11 festa zyrtare, 1 dhe 2 janar për nder të Vitit të Ri, Dita e shpalljes së Pavarësisë, Krishtlindjet Katolike dhe ato Ortodokse, Pashkët Katolike dhe Ortodokse, 1 Maji, Dita e Evropës, , Dita e Kushtetutës, si dhe Bajrami i Madh dhe Bajrami i Vogël.
Ndërpritet përkohësisht seanca në rastin e sulmit të Ibër-Le...
Tre të vrarë nga një shpërthim në Moskë, mes tyre dy oficerë...
Gjendja aktuale e energjisë/ KOSTT-i thërret konferencë për ...
Shqipëria pranon dërgesën e parë të sistemeve antitank Javel...
Presidenti i Gjermanisë: Solidaritet me Ukrainën për Krishtl...
Nis seanca për sulmin terrorist në ‘Ibër-Lepenc’