Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike( KEDS)ka njoftuar se rreth 8 mijë qytetarë të Hajvalisë me rrethinë do të përfitojnë nga
investimi që po bën KEDS aty.
Në komunikatën për media nga KEDS, thuhet se Dalja 6 ajo shërben si përçuese e tensionit të mesëm dhe në gjatësinë e saj 10 kilometërshe po bëhet komplet e re dhe me kapacitete të dyfishuara nga 10 kV në 20 kV.
KEDS gjithashtu njofton se aty do të vendosen edhe 9 transformatorë të rinj, nga të cilët tri do të jenë trafostacione komplete.
Ndër të tjera, thuhet se rrjeti i tensionit të mesën do të jetë komplet nëntokësor nga nënstacioni Prishtina 7.
“Rrjeti i tensionit të mesëm do të jetë komplet nëntokësor nga nënstacioni Prishtina 7, afër Pallatit të Drejtësisë e deri te fundi i tij, duke i përfshirë edhe disa degëzime në Hajvali, të cilat aktualisht janë në shtylla me rrjet ajror”, thuhet në njoftimin për media.
Sipas KEDS-it ky projekt parashihet të ketë impakt edhe në ekonominë e vendit, pasi përgjatë saj janë të alokuara një numër i konsiderueshëm biznesesh, të
cilat do të marrin shërbime më kualitative, gjithashtu edhe më të sigurta./Arbresh.info/
Guardiola: Messi është futbollisti më i mirë ndonjëherë
Tetë këshilla si të parandaloni grumbullimin e pluhurave në ...
A e dini se kafeja është e thartë? Ja se si mund të ndikojë ...
Roboti dirigjent bën debutimin në Gjermani
Pesë ushqime që shkaktojnë probleme me hormonet
Mbrojtësi danez flet pas përballjes me Yamalin: Unë do të lu...