Shefja e Bashkimit Europian Federica Mogherini, do të marrë pjesë në takimin e përfaqësuesve të lartë të Ballkanit Perëndimor.
Ky takim mes liderësh të Ballkanit Perëndimor, është organizuar nga kancelarja gjermane Angela Merkel si dhe presidenti francez Emanuel Macron ndërsa do të mbahet më 29 prill në Berlin.
”Shefja për Politikë të Jashtme e Bashkimit Europian, Federica Mogherini do të marrë pjesë në këtë takim”, ka thënë një burim i Tanjugut serb në Bruksel.
Në këtë event të organizuar nuk është bërë e ditur për pikat e rendit të ditës, por pritet që bisedimet të zhvillohen për forcimin e stabilitetit dhe prosperitetit në rajon dhe më gjerë.
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi si dhe kryeministri Ramush Haradinaj do të jenë pjesë e këtij takimi të liderëve të Ballkanit Perëndimor po ashtu, njofton Klan Kosova.
Hoxha: Shqipëria e vlerëson shumë miqësinë dhe partneritetin...
Do të ketë më shumë raste të hantavirusit në javët e ardhshm...
Parashikimi i motit për të enjten
Inter e fiton edhe Kupën e Italisë
Trump në Kinë me titanët e teknologjisë amerikane, çfarë pri...
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...