Edhe Misioni i Bashkimit Evropian pë Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX), është duke e përcjellë gjendjen e sigurisë në Kosovë duke përfshirë edhe veriun.
“Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) është duke e përcjellë nga afër gjendjen e sigurisë në Kosovë, duke e përfshirë edhe në pjesën veriore. Njësia e Policore e Specializuar e EULEX-it, e cila përbëhet nga 105 policë polakë, kryen patrullime vëzhguese të përditshme në pjesën veriore të Kosovës”, thonë EULEX-i për portalin arbresh.info.
Sipas EULEX-it, pas policisë së Kosovës ata janë reaguesi i dytë i sigurisë në vend, ku pjesëtarët e EULEX-it marrin pjesë po ashtu edhe në stërvitjet për kontrollimin e turmave dhe trazirave.
“Përveç kësaj, duke e pasur parasysh faktin se Njësia Policore e Specializuar e EULEX-it është reaguesi i dytë i sigurisë në Kosovë pas Policisë së Kosovës dhe përpara KFOR-it, pjesëtarët e saj marrin pjesë gjithashtu në stërvitjet për kontrollimin e turmave dhe trazirave së bashku me KFOR-in dhe Policinë e Kosovës”.
Së fundi, EULEX-i dhe KFOR-i e kanë kryer stërvitjen “Joint Venture 22”, gjatë të cilës pjesëmarrësit patën mundësinë që t’i përforcojnë mekanizmat e tyre për bashkëpunim dhe koordinim, si dhe ta rrisin nivelin e gatishmërisë së tyre për të reaguar ndaj situatave të krizës në rast të angazhimit të tyre në jetën reale.
E sipas, KFOR-it situata në Kosovë është e qëndrueshme dhe KFOR-i vazhdon të monitorojë situatën në Kosovë dhe ka një qëndrim fleksibil në terren ku mundëson trajtimin e menjëhershëm të çdo zhvillimi që mund të ndikojë në sigurinë në vend. Misioni i tyre vazhdon të operojë me kordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in.
“KFOR-i vazhdon të monitorojë situatën në Kosovë dhe ka një qëndrim fleksibël dhe të dukshëm në terren, i cili mundëson trajtimin e menjëhershëm të çdo zhvillimi që mund të ndikojë në situatën e sigurisë. Misioni ynë vazhdon të operojë në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX)”, thonë KFOR-i për portalin arbresh.info.
Nevoja dhe angazhimi për më shumë vigjilencë sa i përket situatës së sigurisë është shtuar pas pushtimit të Ukrainës nga ana e Rusisë. Derisa Kosova i është bashkuar aleatëve në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, fqinji verior, Serbia, ka refuzuar t’i vendos sanksione Rusisë. /Fjolla Bajraktari/arbresh.info/
LEXO EDHE:
Gjasat e një skenari “Panda 2”| KFOR-i i vëmendshëm për trajtimin e menjëhershëm të çdo zhvillimi
Çfarë çoi në ‘përplasjen’ midis kancelarit të Gjermanisë dhe...
Haxhiu bën homazhe në Bukosh dhe te shtatorja e heroit Besim...
Moti sot me diell, temperaturat arrijnë në 17 gradë
Barcelona fiton në fund ndaj Osasuna dhe forcon kreun në LaL...
Grenell reagon pas vendimit të Trump për reduktim të trupave...
Një 17-vjeçar plagoset me armë zjarri në Prizren, i dyshuari...