Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së shtunës në Lezhë, 2 maj. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:20, në zonën e “Lalmit të Ri”, ku një automjet ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanalin anësor.
Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i mjetit, shtetasi T. Gj., rreth 60 vjeç, ka humbur kontrollin e automjetit. Forcat e Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe ato poliore, kanë bërë të mundur nxjerrjen e shoferit nga automjeti i dëmtuar.
I plagosuri është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe, sipas policisë, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga verifikimet e kryera rezulton se në automjet ndodhej vetëm drejtuesi, ndërsa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./tvklan.al
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...