Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka dhe ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, kanë marrë shtetësinë shqiptare gjatë muajit nëntor të këtij viti.
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta me një dekret të lëshuar më 20 nëntor të këtij viti i dha shtetësinë shqiptare ministrit të Arsimit, Shyqiri Bytyqit.
Ndërkaq, më parë gjatë muajit nëntor, me shtetësi shqiptare u pajisë edhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.
Teksa dy ministrat e Qeverisë së Kosovës janë pajisur me shtetësi të Republikës së Shqipërisë, qytetarët e Kosovës vazhdojnë të mbeten të vetmit në Evropë që nuk mund të lëvizin lirshëm në Zonën Schengen.
E deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa tha javën e kaluar se qytetarët e Kosovës nuk kanë kohë për të pritur për lëvizjen e lirë liberalizimin e vizave dhe kërkoi që Shqipëria t’i pajisë ata me pasaporta.
“Duhet të na njihen dy shtetësitë, kjo është mënyra më e afërt që qytetarët e Kosovës të kenë mundësi të lëvizin lirshëm. Kisha kërkuar nga Shqipëria, ta merr një hap të tillë, që të mos mbesin të izoluar”, deklaroi ai, shkruan Insajderi.
Duhet kujtuar se numri i politikanëve kosovarë që deri më tani kanë marrë shtetësinë shqiptare është i madh. Mes tyre ështe edhe vet kryeministri, Ramush Haradinaj, shkruan AktivPress.

Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit