Ka filluar seanca konstituive e kuvendit të Kosovës. Në sallë janë 53 deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje dhe koalicioni LAA.
Ashtu siç kishin paralajmëruar Partia Demokratike e Kosovës nuk ka ardhur ende në këtë seancë, shkruan arbresh.info.
Kryesuesi i kësaj seance Adem Mikullovci i dha 15 minuta kohë deputetëve të PDK-së që të jenë pjesë e kësaj seance.
E për dallim nga PDK, kanë filluar të vijnë në kuvend deputetë të koalicionit PAN, ishte deputeti i Nismës për Kosovën, Milaim Zeka ai i cili u pa duke hyrë në kuvend.
Ku ai para gazetarëve tha se ai bashkë me Nismën nuk kanë marrëveshje me asnjë parti politike se a do të marrin pjesë apo jo në seanca konstituive./Arbresh.info
KQZ hap afatin për korrigjimin e pasaktësive në Listën e Vot...
Trumpi paralajmëron sulme “shumë më të fuqishme” nëse Irani ...
Pas pezullimit, shkarkohet nga detyra drejtori i Policisë së...
Kongresi Botëror i ligjit/ Mbahet në Tiranë, Rama: Privilegj...
Grindje për lëndime, udhëtim me jaht dhe peticion: Çfarë po ...
Prokuroria sekuestron 9 automjete, dyshohet se u përfituan m...