Një faqe në rrjetin social Facebook, që mbështet Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), me emrin “LDK për Kosovën”, ka ofenduar deputeten e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci.
Në postimin e kësaj faqe, kanë postuar një fotografi të deputetes Bogujevci me Ivica Daçiqin gjatë ekspozitës së saj në Beograd në vitin 2013.
Në mbishkrimin e kësaj foto ku deputetja Bogujevci i tregon për krimet që ka kryer ushtria serbe Daçiqit, simpatizantët e kanë quajtur Bogujevcin “turp i secilit të zhdukur”.
“Saranda, dje desh i gurgullove sytë kundër deputetëve të LDK-së, zv. kryeministrit Driton Selmanaj dhe shefit të grupit Arben Gashi! Saranda, je turpi i secilit të zhdukur, vrarë e dhunuar sepse ti për një grusht vota desh e “vrave” secilin deputet të LDK-së”, thuhet në postimin e kësaj faqe.
Gjatë natës së mbrëmshme, zëvendëskryeministri, Selmanaj, ka pasur një përplasje verbale me drejtorin e Gazetës Insajderi, Parim Olluri në emision Pressing, lidhru me çështjen e të pagjeturve në luftën e fundit në Kosovë.
Olluri ka thënë se Bogujevci, një e mbijetuar nga masakra në Podujevë, ka të drejtë të flasë për çështjen e të pagjeturve.
Megjithatë, Selmanaj ka replikuar se “jemi lodhur me gjëra të tilla”.

Dialogu Kosovë-Serbi në fokus të takimit të ministrave të BE...
Kurti bëri homazhe te varrezat e martirëve dhe dëshmorëve në...
Rama vlerëson kontributin e gjeneralit Timothy Orr në forcim...
IHMK paralajmëron mot të paqëndrueshëm gjatë javës
Nuk ndalet Muriqi, i shënon gol edhe Villarrealit
Në pritje të përgjigjes, Trump “mesazh” me bomba Iranit, pub...