Trajneri i Bullgarisë, Petar Hubchev e ka quajtur me fat ekipin që ai udhëheq në ndeshjen kundër Kosovës.
Hubchev në konferencë për medie ka thënë se në ndeshje kishte shumë taktika nga të dy skuadrat, shkruan arbresh.info.
“Po, mund të kishim thënë se ndoshta kemi qenë me fat, ishte një ndeshje shumë taktike nga të dy skudarat”, ka shtuar ai.
Trajneri bullgar ka thënë gjithashtu se ekipi i tij nuk është mirë në aspektin fizik.
“Kam folur me lojtarë, pjesa e parë kundër Malit të Zi ka qenë perfekt. Duhet ta theksojë se nuk jemi mirë në aspektin fizik për ndeshjet e mëdha si kjo kundër Kosovës”, ka shtuar ai./Arbresh.info/
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...