Krahas të nxehtit afrikan që po depërton mbi rajon, ku ditën e diel ngre sërish temperaturat në vendin tonë deri në 37 e 38C, mbi rajon do të shtrihen edhe grimca të pluhurit saharian, sidomos natën në mes së dielës dhe të hënës.
Sipas Weather Prishtina ditën e hënë temperatura maksimale prekë edhe vlerat prej 45C përreth Egjeut, derisa nga dita e martë dhe mërkurë sërish kemi një shtrirje të re të pluhurit saharian mbi rajon dhe vend.
Kështu që këto ditë, krahas kësaj vape të jashtëzakonshme afrikane, do kemi edhe qiell më të turbullt, e herë herë, varësisht nga koncentrimet e pluhurit, edhe përkeqësim të cilësisë së ajrit.
“Në animacioni me vlera më të larta të thellësisë optike të aerosolove, nga ngjyra e kuqe, që korrespondon me kushte më të turbullta, vërehet tymi nga zjarret përgjatë bregdetit jugor të Turqisë si dhe drejtimi nga qarkullimit ajror”, njofton Weather Prishtina./arbresh.info/
140 kg eksplozivë të gjetur në veri, Baliqi: Janë prodhuar n...
IA zbulon gjatë gjumit rrezikun për 130 sëmundje
Aksident i rëndë në Fier, vdes 35-vjeçari
Shpërthejnë protesta kundër ICE në SHBA: Nuk do të durojmë
Mes tensioneve të shumta, Trepça shkon me epërsi pas pjesës ...
Spitali i Mitrovicës rrit ndjeshëm shërbimet shëndetësore gj...