Adem Aliu, 40-vjeç nga Mitrovica është arrestuar nga autoritetet shqiptare në Pikën e Kalimit Kufitar në Qafë Morinë.
Indeksonline ka mësuar se arrestimi i Aliut është bërë gjatë ditës së mërkurë pas një kontrolli të dokumentacionit të tij.
Policia e Shtetit ka bërë të ditur se Aliu u ndalua pasi Prokuroria Rajonale e Salsburgut, më datë 14 maj të vitit 2014, ka caktuar masën e sigurimit “Arrest me burg “ për veprat penale “Vjedhja”, parashikuar nga nenet 127, 128,1 29, 130, 229 të kodit penal austriak.
Në polici kanë deklaruar se materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor në Tropojë dhe ende nuk ka informacione se kur do të bëhet ekstradimi i tij për në Austri.
Një nxënës 15 vjeçar dorëzon në polici paratë e gjetura
Nesër Kuvendi mban seancë plenare, ky është rendi i ditës
Themelimi i Gardës për Mbrojtjen e Natyrës, Pacolli: Një nga...
SHBA përdorin sistemin ukrainas kundër dronëve
Emërimi i anëtarit të fundit në KQZ, Haxhiu ende pa vendim
“Ndjesë se nuk jam veshur aq zyrtar sa ti”, batuta mes Ramës...