Në Vushtrri është konfirmuar rasti i dytë me Covid-19.
Bëhet fjalë për një grua të moshës 44-vjeçare nga fshati Studime e Ulët, shkruan portali arbresh.info.
Ajo është kontakt me pacienten e parë dhe që nga 19 marsi është nën përcjellje të IRSHP në Mitrovicë dhe stafi i QKMF-së.
Këtë e bëri të ditur kryetari i komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri në një shkrim në Facebook.
Shkrimi i tij i plotë:
Qytetarë të dashur të Vushtrrisë,
Sonte është konfirmuar rasti i dytë me Covid-19 në Komunën e Vushtrrisë. Pacientja ka qenë kontakt/ familjare me pacienten e parë, është e gjinisë femrore e lindur në vitin 1976.
Nga data 19.03.2020, pacientja çdo ditë është përcjellë nga IRSHP Mitrovicë dhe stafi i QKMF-së në Vushtrri. Pacientja dhe familja e saj kanë qenë në vet izolim. Po ashtu nga data 19.03.2020, janë gjurmuar kontaktet e pacientes dhe janë udhëzuar të vet izolohen. Sot janë marrë mostrat edhe për kontaktet tjera brenda kësaj familje ndërsa rezultatet dalin nesër.
Në këto momente jo të lehta, ne qëndrojmë afër me familjen Selaci. Shtabi Komunal emergjent dhe vullnetarët do ti ofrojnë krejt asistencën e nevojshme brenda mundësive dhe kapaciteve tona familjes Selaci.
Ftoj qytetarët që të rrinë në shtëpi, pa panik por me kujdes të ruajmë vehten dhe familjet tona nga ky virus. Mos ke frikë, Zoti është me ne!
Me respekt,
Xhafer Tahiri
Kryetar i Komunës së Vushtrrisë
Përmbytje vdekjeprurëse në Afrikën Jugore, mbi 100 viktima
Prokuroria vazhdon aksionin kundër grupit të dytë të dyshuar...
Osmani tregon detaje për takimin me Trump: Roli i SHBA-së në...
Oda Ekonomike Amerikane reagon ndaj çrregullimeve në lëvizje...
Naim Murseli flet për raportin me Liridonën: Ishim të lumtur...
Hekuran Hoxha u gjet i vdekur, gjysmë ore më parë kishte nën...