Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ndaluar një person me inicialet L.B. për 48 orë, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale të “Kanosjes”, nën nenin 181 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Sipas njoftimit të prokurorisë, personi i dyshuar dyshohet se ka kanosur gazetarin Alaudin Hamiti, për shkak të ushtrimit të detyrës dhe profesionit të tij.
“Prokurori i shtetit ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të sigurimit të prezencës së të njëjtit në procedurën penale, dhe brenda afatit ligjor do të parashtrojë kërkesë për caktimin e ndonjë prej masave ndaj tij,” thuhet në njoftimin zyrtar.
Prokuroria thekson se mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e gazetarëve dhe respektimin e lirisë së shprehjes. “Prokuroria Themelore në Prishtinë garanton sigurinë e plotë për gazetarët dhe angazhohet në mbrojtjen e tyre,” shtohet më tej.
Moderatori i Big Brother VIP Kosova, Alaudin Hamiti, ka qenë cak i një sulmi fizik më 20 shkurt në Prishtinë.
Nga pamjet e publikuara, Hamiti shihet teksa sulmohet nga një person, ndërsa rrethanat e ngjarjes ende nuk janë bërë të ditura. Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të sqaruar motivin dhe identitetin e të dyshuarit.
Rama: Franca ndër vendet e para që njohu Kosovën, partner i ...
Maqedonci: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit, kë...
Izraeli do të vazhdojë sulmet/ SHBA nxit për paqe, Netanyahu...
Pse qeni bëhet i shqetësuar para stuhisë: Ja cilat ndryshime...
Mbappe: Ka pasur shumë spekulime dhe janë thënë gjëra të pav...
Tragjedi në Gjermani, vdes 3 vjeçari disa ditë pasi ra në lu...