Është caktuar një muaj paraburgim për një të dyshuar për mashtrim.
Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti i Krimeve të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit G.B për shkak të dyshimit të bazuar se :
Në muajin Nëntor 2018, në kohë të pacaktuar, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore me anë të paraqitjes së rreme të fakteve mashtron të dëmtuarin A.M në atë mënyrë që pasi takohen i thotë të dëmtarit se kishte informacion për veturën dhe lopët që i ishin vjedhur dhe për këtë i pandehuri në periudha të ndryshme nga i dëmtuari kishte marrë shuma të ndryshme të të hollave në total prej gjashtëmijë (6.000) euro, me premtimin e rrejshëm se do t’ia gjente lopët dhe automjetin.
Me këto veprime i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale të mashtrimit.
Të pandehurit G.B i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji.
Ndërsa për të pandehurit A.M dhe G.M, gjykata ka caktuar masën e lajmërimit në Stacionin Policor për shkak të dyshimit të bazuar se :
Me datë 05.06.2019, rreth orës 02:00 pas mesnate, e rrëmbejnë të dëmtuarin G.B, me qëllim që ta mbajnë gjersa nga i dëmtuari të nxjerrin para, në atë mënyrë që pasi paraprakisht merren vesh e rrëmbejnë të dëmtuarin, së bashku ja lidhin duart dhe me veturë e dërgojnë e fusin në stallë të bagëtisë në të cilën i dëmtuari qëndron i lidhur deri në ora 15:30 të të njëjtës ditë kur lirohet nga ana e policisë.
Me këto veprime të pandehurit dyshohet se kanë kryer veprën penale të rrëmbimit.
Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...