E dhimbshme: Vdes vogëlushi i familjes pesëanëtarëshe që u aksidentua në Gjermani

21:23 | 9 Janar 2026
Q L

Një aksident i rëndë trafiku kishte ndodhur më 7 janar 2026 në Gjermani, ku të përfshirë ishte një familje pesëanëtarëshe nga Kosova, e cila po kthehej nga pushimet e fundvitit në atdhe.

Rasti kishte ndodhur në zonën Waldshut-Tiengen, pranë kufirit me Zvicrën.

Si pasojë e këtij aksidenti tragjik, ka humbur jetën vogëlushi Teo Mendim Morina.

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar një familjar, i cili përmes një njoftimi në Facebook, ka bërë të ditur se në aksident është përfshirë familja e nipit të tij, Mandim Vllaznim Morina.

“Me dhembje të thellë ju njoftojmë se në këtë aksident kemi humbur nipin e vogël, Teo Mendim Morina”, thuhet në postimin e tij.

Ai bëri të ditur se për organizimin e ceremonive mortore, të pames dhe varrimit do të njoftohet me kohë.