Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifiti, ka njoftuar se ka ndërruar jetë 20-vjeçari, Anid Hoxha.
Në njoftimin e tij, Latifi shkruan se i ndjeri ishte duke qëndruar për pushime në Shqipëri.
“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të 20-vjeçarit nga Rahoveci, Anid Samir Hoxha. Anidi po qëndronte për pushime në bregdetin shqiptar, së bashku me shokët e tij”, ka pohuar ai.
Mes tjerash, ai ka shkruar se “Kjo humbje e papritur na preku thellë të gjithëve, familjen, shokët dhe secilin që e njohu Anidin, si djalë të mirë e të dashur.
“Ngushëllimet më të sinqerta për familjen Hoxha, miqtë dhe për të gjithë ata që ndjejnë dhimbjen e kësaj humbjeje të rëndë. Qoftë i lehtë dheu për Anidin”.
Për vdekjen e Anid Hoxhës kanë bërë edhe disa reagime familjarët e tij, derisa kanë njoftuar se varrimi i të ndjerit do të bëhet ditën e mërkurë.
“Opozita po e kërkon pushtetin duke bllokuar progresin”, Kur...
Starmer këmbëngul për zgjedhjet e ardhshme dhe afrimin me Ba...
Lojtari ka dhënë “dritën e gjelbër”, Man Utd ofron 45 milion...
I propozuar nga dy degë, Arben Gashi kandidat për deputet në...
Libani thotë se sulmet izraelite kanë vrarë 39 persona
Teherani vazhdon retorikën e ashpër, teksa SHBA-ja pret përg...