Policia e Kosovës po heton një rast të dyshuar të falsifikimit të parave, i raportuar në Fushë Kosovë.
Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur më 16 korrik 2026, rreth orës 05:05, në rrugën e Pejës, ku një person i panjohur kishte kërkuar në një këmbimore valutash konvertimin e 600 dollarëve amerikanë në euro.
Ankuesi kishte kryer këmbimin pa dyshuar për vlefshmërinë e kartëmonedhave.
Dy ditë më vonë, më 18 korrik, ankuesi kishte konstatuar se dollarët e pranuar ishin të falsifikuar, pas së cilës rasti është raportuar në polici.
Policia ka nisur hetimet për identifikimin e të dyshuarit dhe zbardhjen e plotë të rastit./Arbresh.info
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...
Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajoni...
“Nëna Salë dhe gjyshi Hamit të krijuar në copa letre”, i riu...