Prokuroria Speciale njofton se ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër gjashtë të pandehurve me inicialet L.T, O.V, I.M, M.H, SH.D dhe F.K. për rastin e njohur “Reflektori”.
Përmes një komunikate për media Prokuroria njofton se të pandehurit L.T, O.V dhe I.M së bashku me të pandehurin M.I. i cili gjendet në arrati, duke vepruar në grup kanë kryer veprën penale “Blerja posedimi shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” nga neni 267 paragrafi 2 lidhur me nenin 275 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 dhe 1.9 të KPRK-së.
“Të pandehurit M.H, SH.D dhe F.K akuzohen se kanë kryer veprën penale ndihmë në kryerjen e veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” nga neni 267 paragrafi 2 lidhur me nenin 275 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1 dhe 1.9 lidhur me nenin 33 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e kësaj Prokurorie.
Ndërkaq, të pandehurit L.T dhe O.V akuzohen edhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së./Arbresh.info/
Kusari-Lila për takimin Kurti-Abdixhiku: Shpresojmë në marrë...
Kosova, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut nënshkru...
U vetëplagos me armë zjarri, humb jetën gjatë rrugës për në ...
Organizata e Trupave të Gardës Revolucionare Islamike shpall...
Real Madridi po e shqyrton seriozisht rikthimin e Jose Mouri...
Masakra me 8 viktima në Luiziana, 7 fëmijët e autorit mes të...