Sot shënohet përvjetori i dytë i vdekjes së Liridona Ademajt, ngjarje që tronditi mbarë publikun dhe lë pas dhimbje të thellë për familjen dhe të afërmit që vazhdojnë të kërkojnë drejtësi.
Liridona u vra më 29 nëntor 2023 në fshatin Bërnicë të Prishtinës, në një ngjarje që sipas aktakuzës u planifikua nga bashkëshorti i saj dhe disa bashkëpunëtorë.
Në përvjetorin e dy të vdekjes së saj, i vëllai Leonard Ademaj ka publikuar një mesazh prekës në rrjetet sociale, duke shprehur dhimbjen dhe vendosmërinë e familjes për të kërkuar drejtësi.
Postimi i plotë:
Sot bëhen 2 vite që nga ikja jote Motër
Malli për ty shtohet qdo ditë,mungesa jote vërehet në qdo kohë.
Këto 2 vite nuk ishin të lehta për ne si familje
nuk mundemi asesi të pajtohemi me faktin qe ti nuk je më ne mesin tonë.
Na ka marë malli shumë për prezencën tënde asgjë më nuk është e njejtë.
Vitet po ecin shpejtë e ne akoma po ballafaqohemi me kriminelët të cilet padrejtësisht të moren nga ne.
Do të luftojmë deri në frymen e fundit duke kerkuar drejtësi për ty Motër.
Kriminelët duhet të marrin denimin e merituar.
Të kujtojmë me mallë e shumë dashuri Familja Ademaj dhe djemt Diar&Dion./Arbresh.info
Murati: Opozita s’e votoi rishikimin e buxhetit, pengohet pa...
Një ditëlindje ndryshe, nëna e Thaçit në videolidhje me të b...
S`kalon shmangia procedurale as për projektligjin e Byrosë S...
Turqia optimiste: Çështja bërthamore mund të zgjidhen në rau...
Muriqi starton ndaj Alavesit
Rritet çmimi i naftës në Shqipëri