Dy persona kanë humbur jetën e dy të tjerë kanë pësuar lëndime, si pasojë e një aksidenti të trafikut në mes të dy veturave në fshatin Astrazup të Malishevës të premten pasdite.
Nuk janë dhënë detaje për gjendjen e personave të lënduar.
“Sot rreth orës 15:50, në fshatin Astrazub të Malishevës është raportuar një aksident trafiku në mes të dy automjeteve. Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi i ndihmës së shpejtë, ku nga personeli mjekësor është konstatuar vdekja e dy personave të rritur (një femër dhe një mashkull), ndërsa dy persona të tjerë janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë për Arbresh.info, Sheremet Elezaj, zëdhënës i Policisë në rajonin e Gjakovës.
Ai po ashtu ka bërë të ditur se në konsultim me prokurorin, trupat e viktimave do të dërgohen për ekzaminim mjekoligjor.
Orbani heq dorë nga ulësja e deputetit pas humbjes masive në...
KEK: Stabilizohet sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”
Tiranë: Alarm për bombë në një qendër tregtare
Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushn...
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...