Njësitet speciale të Policisë së Kosovës janë duke zhvilluar një aksion të gjerë që nga mëngjesi i sotëm.
Aksioni është duke vazhduar, ku ROSU po bën përpjekje të arrijë në Zubin Potok, transmeton portali arbresh.info.
E rrugës policia ka hasur në rezistencë të armatosur, ku raportohet për dy persona të plagosur.
Dy serbë u plagosën lehtë gjatë një shkëmbimi të zjarrit këtë mëngjes në Zubin Potok, sipas Tanjug.
Kurse ura e Ibrit që ndan veriun nga jugu mund të kalohet vetëm nga këmbësorët, sepse KFOR-i e ka mbyllur për trafik.
Gjatë kësaj kohe ende po dëgjohen sirenat e alarmit dhe helikopteri i KFOR është duke fluturuar mbi qytet./Arbresh.info/
Dallaveret me vota/ 1 muaj paraburgim për 5 komisionerë të P...
Vranësira, shi e borë – parashikimi i motit për fundjavë
KESCO thotë se iu rritën shpenzimet, qytetarët kundërshtojnë...
Kurti aludon se më pak mjekë po ikin nga Kosova- Thotë se sf...
Shkencëtarët zbulojnë në hapësirë një molekulë që jep sinjal...
Vetura godet një këmbësor në Prishtinë, deklarohet policia