Brenda 24 orëve në Gjakovë janë dhunuar seksualisht dy gra, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, rreth orës 13:00 një grua ka raportuar në polici se dy persona të maskuar me dhunë e kanë futur veturë dhe e kanë dhunuar seksualisht.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor ndërsa është identifikuar njëri dhunues.
I njëjti është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Një grua tjetër në Gjakovë është futur me dhunë në makinë nga një burrë dhe kanë kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Gjakovë 04.10.2022 – 13:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se dy persona të dyshuar të maskuar me dhunë e kanë futur në veturën e tyre dhe kanë dhunuar seksualisht. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor. Pas hetimeve të zhvilluara është identifikuar një i dyshuar kosovar dhe i njëjti është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK.
“Gjakovë 04.10.2022 – 18:05. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar me dhunë e ka futur në veturën e tij dhe kanë kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./arbresh.info/
Haxhiu në konferencën, “Future Makers: Girls in ICT...
Policia e Kosovës trajnohet me KFOR-in për situata emergjent...
Zbulohet laborator droge në Graçanicë
Bernabeu nuk harron: Camavinga në qendër të kritikave pas el...
Sveçla: Mjedisi që na rrethon është trashëgimi e përbashkët ...
Tragjike në Shkodër, 27-vjeçarja humb jetën pas lindjes së b...