Dy raste të ndara me mjete të dyshuara të pashpërthyera janë raportuar gjatë ditës së djeshme në komunën e Gjakovës.
Sipas policisë, mjetet e dyshimta shpërthyese janë vërejtur kur raportuesit ishin duke e punuar fushën.
“Fsh. Lugbunar, Gjakovë / 25.03.2026 – 14:30. Është raportuar se një mashkull kosovar derisa ishte duke punuar në fushën e tij, ka hasur në një mjet të dyshuar të pashpërthyer. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësitet e deminimit e FSK-së ka bërë shpërthimin në mënyrë të kontrolluar”, thuhet në raportin 24 orësh të PK.
“Rr. Muharrem Domi, Gjakovë / 25.03.52026 – 17:30. Është raportuar se një mashkull kosovar derisa ishte duke punuar në fushën e tij, ka hasur në një mjet të dyshuar të pashpërthyer. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa njësitet e deminimit FSK-së kanë konstatuar që nuk është mjetë i pashpërthyer” thuhet në raportin 24 orësh të PK./Arbresh.info
Vazhdon gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, sot merret n...
Adelina Thaçi kujton Cimën në 5-vjetorin e vdekjes: Më mungo...
Marta Kos refuzon propozimin e Vuçiqit dhe Ramës
Rama takon zëvendëskomandantin e KFOR-it, i prezantoi planin...
Rita Ora: Kosovë e Shqipëri, bëjeni historinë
Dardanët me apel e këshillë për tifozët në Sllovaki, drejt s...