Policia Rajonale e Ferizajt ka shtuar prezencën në komunikacionin rrugor me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe rritjes së sigurisë në trafik, shkruan Arbresh.info.
Sipas njoftimit zyrtar, gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 194 gjoba kundërvajtëse, ndërsa 5 shoferë janë ndaluar për kundërvajtje më të rënda në komunikacion, për të cilat parashihet masa mbrojtëse e heqjes së patentë-shoferit për një periudhë të caktuar. Po ashtu, është konfiskuar edhe një automjet.
Policia ka bërë të ditur se kundërvajtjet më të shpeshta të evidentuara gjatë kësaj periudhe kanë qenë:
Tejkalim i shpejtësisë – 45 gjoba
Parkim i parregullt – 40 gjoba
Mosrespektim i shenjave të komunikacionit – 21 gjoba
Ngarkesë e parregullt në automjet – 13 gjoba
Xhama të errët (vendosja e foljes ose materialeve të tjera) – 10 gjoba
Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes – 9 gjoba
Mospërdorimi i rripit të sigurisë – 4 gjoba
Drejtimi i mjetit pa patentë-shofer – 4 gjoba
Kyçje e parregullt në rrugën kryesore – 3 gjoba
Drejtimi i automjetit me regjistrim të skaduar – 2 gjoba
Kundërvajtje të tjera – 43 gjoba
Ndërkohë, gjatë së njëjtës periudhë në rajonin e Ferizajt janë raportuar edhe 5 aksidente trafiku. Prej tyre, 2 aksidente kanë qenë me lëndime trupore, ku janë lënduar 4 persona, ndërsa 3 aksidente kanë përfunduar vetëm me dëme materiale.
Policia Rajonale e Ferizajt ka apeluar te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat e trafikut, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe rritjes së sigurisë në rrugë.
Po ashtu, qytetarët janë ftuar të bashkëpunojnë me policinë dhe të raportojnë çdo kundërvajtje në trafik përmes numrit 192 ose aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”./Arbresh.info/
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE, diskutohet mes Haxh...
Hakerët iranianë sulmojnë Postën Shqiptare, Demo: Shërbimi v...
Pacolli paralajmëron: Krizat politike po rrezikojnë të ktheh...
Vëllai i Liridona Ademajt kërkon nga mediat të mos i publiko...
Sa shumë mund, sakrifica, pengesa e vështirësi për të ardhur...
Osmani: Krimet që harrohen, rrezikojnë të përsëriten