Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka pritur në takim zëvendëskomandantin e KFOR-it, Gjeneral Brigade Federico Collina, me të cilin diskutuan çështje kyçe që lidhen me zhvillimin dhe sigurinë në Prishtinë.
Përmes një postimi në Facebook, Rama i prezantoi Gjeneralit Planin e ardhshëm Zhvillimor Komunal, transmeton Arbresh.info
“Gjatë takimit prezantova edhe Planin e ardhshëm Zhvillimor Komunal, i cili pritet të dalë për konsultim publik brenda muajit të ardhshëm, me synimin për të siguruar pjesëmarrje të gjerë të qytetarëve dhe transparencë të plotë institucionale. Ky dokument strategjik do të shërbejë si udhërrëfyes për zhvillimin e qëndrueshëm të komunës sonë në vitet në vijim”, ka shkruar Rama.
“Diskutimi konfirmoi rëndësinë e komunikimit dhe koordinimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve për çështje që ndikojnë në zhvillimin e qytetit dhe mirëqenien e përgjithshme të qytetarëve. Prishtina mbetet e përkushtuar në forcimin e institucioneve, përmirësimin e planifikimit urban dhe krijimin e kushteve për një të ardhme më të sigurt, më të organizuar dhe më të qëndrueshme për të gjithë qytetarët e saj”, tha Rama./Arbresh.info
Maqedonci u bën thirrje të rinjve të aplikojnë për rekrutim ...
“1.6 miliardë euro investime në turizëm”, Rama: ...
Dyshohet se u vodh në Gjermani, sekuestrohet një veturë në v...
Kreu i ‘Dardanëve’ zbulon vendin ku takohen tifo...
Ky është Bejtullah Isufi, dyshohet se u dogj duke djegur mbe...
Ishte vetëm 16 vjeç kur u zhduk, rivarroset në Krushë të Vog...