Një aksion policor në Ferizaj ka çuar në arrestimin e dy personave të dyshuar, pasi gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar substanca të dyshuara narkotike, para të gatshme dhe dëshmi të tjera që lidhen me rastin.
Sipas informacioneve, fillimisht te njëri nga të dyshuarit, gjatë kontrollit në çantë, policia ka gjetur pesë qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, shkruan Arbresh.info.
Më pas, gjatë kontrollit në shtëpinë e tij në Ferizaj, janë zbuluar edhe 37 paketime të tjera me substancë të dyshuar të të njëjtit lloj, me peshë totale prej 25.9 gramësh.
Përveç substancës së dyshuar narkotike, policia ka sekuestruar edhe:
një telefon celular,
një motor skuter,
para të gatshme,
si dhe 57 qese plastike, të cilat dyshohet se shërbenin për paketimin e drogës.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, njëri nga të dyshuarit është liruar, ndërsa tjetri është dërguar në mbajtje./Arbresh.info/
Arrestohen për marrje ryshfeti dy mjekë të spitalit në Vusht...
Ulen çmimet e derivateve, nafta 1.59 euro për litër
Tre burra dhe një shtetase gjermane arrestohen në Graçanicë,...
Dy gra dhe një burrë rrihen në shëtitoren e Mitrovicës
Dy persona ndalohen në Kaçanik për transport ilegal të druve...
DW: Diaspora hungareze, çfarë do të ndodhë pas Orban?