Me datë 10.01.2026, në Stacionin Policor Pejё, ёshtё raportuar nga njё qytetar se nё rrugën ‘Vllёzёrit Gёrvalla’ nё Pejё, nё njё lokal, i ka humbur njё shumё tё hollash nё vlerё prej dhjetëmijë e pesëdhjetë (10,050) euro.
Me datёn 13.01.2026, dy qytetar nga Peja, kanё ardhur ne Stacionin Policor nё Pejё, dhe kanё dorёzuar shumёn e tё hollave prej 10,050 euro, tё cilat i kishin gjetur nё njё lokal nё rrugën e lartёcekur.
Policia ka kontaktuar personin të cilit i kishte humbur tё hollat, i njëjti është ftuar në Stacionin Policor Pejё, dhe pas hetimeve tё nevojshme nё koordinim me prokurorin e Shtetit, nga zyrtarët Policor ju kanё kthyer tё hollat.
Policia e Kosovës, falënderon qytetaret për veprimin dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare./Arbresh.info

Rahoveci 029 prezanton Richard Granberry në ditën e fundit t...
Parandalohet futja e 5 telefonave në Qendrën e Paraburgimit ...
Mot me diell javën e ardhshme, temperatura arrin 17°C
Trump thotë se SHBA-ja shkatërroi nëntë anije të marinës ira...
Kapaciteti ynë ushtarak mbetet i paprekur, thotë ministri i ...
Prishtina – Drita, formacionet zyrtare