Dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime pasi kishin hasur në një person i cili po demolonte dhe po thyente dritaret e një shtëpie në Drenas, raporton Policia e Kosovë.
I dyshuari i ka sulmuar zyrtarët policorë gjatë ndërhyrjes së tyre.
Sipas raportit policor, zyrtarët e lënduar kanë pranuar trajtim mjekësor.
“Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili nga njësiti policor ishte hasur duke demoluar dhe thyer dritaret e shtëpisë, po ashtu i njëjti i ka sulmuar dy zyrtarë policor. Si pasojë e sulmit dy zyrtarët policor kanë pranuar tretman mjekësor”, thotë policia.
Gjithashtu ndihmë mjekësore ka pranuar edhe i dyshuari i cili pas intervistimit lidhur me veprën penale me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Iu zbulua “shtëpia e barit” në banesë, vetëdorëzohet drejtor...
Rooney jep deklaratën e papritur për Neymarin
Magazina e mbushur me kanabis, drejtori i burgut të Rrogozhi...
36-vjetori i degës në Podujevë, Agim Veliu: LDK ka humbur li...
Haradinaj uron besimtarët myslimanë për Bajram
Sulmet iraniane rrisin çmimin e naftës, Evropa refuzon luftë...