Dy persona kanë pësuar lëndime të rënda trupore, pasi të njëjtit pas një zënke të çastit janë rrahur nga disa persona të dyshuar në Prishtinë.
Në raportin e policisë bëhet e ditur se personave që janë rrahur u është ofruar tretmani mjekësor, ndërkaq të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, shkruan Arbresh.info.
“LËNDIM I RËNDË TRUPOR Rr. Stambollit, Prishtinë 06.07.2024 – 01:30. Lëndime të rënda trupore kanë pësuar dy viktimat meshkuj kosovarë, pasi të njëjtit pas një zënke të çastit janë sulmuar fizikisht nga disa persona të dyshuar. Viktimave u është ofruar tretmani mjekësor. Në lidhje me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin e policisë./Arbresh.info/
Një muaj parabugim për katër serbët e dyshuar për krime luft...
Akti i dytë gjysmëfinal mes Barçës dhe Atleticos – pub...
Identifikohen mbetjet mortore të Myrteza Dylhasit nga Gjakov...
Vulin: Serbia të veprojë në Kosovë sikur Izraeli kundër Mosa...
Mbyllet edhe ambasada e ShBA-së në Liban
“I kam thënë të qëndrojë larg peshave” – Trajner...