Policia e Kosovës ka njoftuar se pas një rrahje mes disa personave në Gjakovë, janë arrestuar dy të dyshuar për pjesëmarrje në ngjarje.
Gjatë hetimit në vendin e ngjarjes, janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale: një fishek, një karikator dhe një thikë.
Dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.
“Gjakovë / 12.12.2024-01:30. Pas një rrahje në mes të disa personave, janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë ( të dyshuar në pjesëmarrje në rrahje). Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar si dëshmi materiale : një fishekë, një karikatorë dhe një thikë. Dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport./Arbresh.info
Bie fasada e një objekti banesor në Prishtinë, intervenojnë ...
Ushtarët e KFOR-it trajnohen për aftësi të shpëtimit të jetë...
AAK mban nesër Kuvendin e Përgjithshëm, pritet edhe zgjedhja...
NATO: Organizatat e sigurisë në Kosovë të vazhdojnë bashkëpu...
Lopezi viziton Barcelonën në stërvitje
Mes tensioneve në rritje, mbyllet hapësira ajrore në pjesën ...