Dy pacientë të cilët kanë qenë të shtrirë në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit kanë vdekur sot si pasojë e virusit COVID-19.
Njëri është nga komuna e Vitisë (1946), ndërkaq pacientja tjetër është nga Komuna e Gjilanit (1937).
Lajmin e ka konfirmuar drejtori klinik i Spitalit të Gjilan, dr. Ukshin Ismaili.
“Pacienti F.R. (1946) nga Smira e Vitisë, ka qenë e pranuar në Repartin Infektiv dhe e ka humbur betejën me COVID-19 dje, derisa pacientja H.B. (1937) nga Zhegra e Gjilanit ka vdekur sot, në orët e paraditës. Iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij, në emrin tim dhe të Spitalit të Përgjithshëm”, ka thënë Ismaili, për Mediafokus.info.
Anesteziologu kosovar ka njoftuar se edhe dy pacientë të tjerë janë ne gjendje te rëndë (intubuar).
Haradinaj kujton Komandant Drinin: La gjurmë të pashlyeshme ...
Shpërthen vullkani në Indonezi, 3 të vdekur dhe 20 të zhduku...
Dy punëtorë shëndetësorë sulmohen nga qentë endacakë në obor...
Gjesti feston sot ditëlindjen, ka një surprizë për fansat
Klinika e Ortopedisë pajiset me aparaturë moderne për ndërhy...
Tragjedi në Meksikë, të paktën pesë të vdekur nga zjarri në ...