Në Magurë dhe Pjetërsticë të Lipjanit është vënë gurthemeli për dy shkolla të reja.
Në këto ceremoni, pos përfaqësuesve të shkollave, e të fshatrave, të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit e komunës së Lypjanit dhe ministrat Mahir Yagcilar dhe Arsim Bajrami.
Ndërtesa e shkollës fillore në fshatin Magure do t’i ketë mbi 5 mijë metra katrorë, bashkë me sallën e kulturës fizike, dhe do të shtrihet në një lokacion prej 11 mijë e 360 metra katrorë.
Ndërkaq, ndërtesa e shkollës fillore në Pjetershticë, me mbi 2 mijë metra katrorë do të shtrihet në një lokacion 7991.20 metra katrorë.
Bazuar në planin e paraparë, punimet në ndërtimin e shkollës fillore në fshatin Magure pritet të përfundojnë, pas dy vitesh ndërsa në fshatin Pjetershticë, në vitin 2019.
Parashikimi i motit për sot
Inter afër titullit në Serie A pas fitores bindëse ndaj Cagl...
Rrahje në një lokal në Vushtrri, 6 persona të arrestuar
Kurti nga Barcelona reagon rreth Byrosë për Konfiskim: Presi...
Sllovakia gati të zhbllokojë huanë prej 90 miliardë eurosh p...
Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës në Kosovë, rivarroset ne...