Dy deputetet e LDK-së, Vjosa Osmani dhe Doruntinë Maloku kanë takuar sot Drejtorin për Politikë të Jashtme të CDU’së, Bertil Wenger.
Deputetja Maloku, përmes një postimi në Facebook, ka treguar se me zyrtarin e lartë të CDU’së, kanë folur për situatën aktuale në Kosovës.
“Në kuadër të vizitës në Berlin, sot, takuam Drejtorin për Politikë të Jashtme të CDU-së, z. Bertil Ëenger. Diskutuam për situatën aktuale politike në Kosovë, thellimin e bashkëpunimit ndërmjet deputetëve të LDK-së dhe atyre të CDU-së dhe për zhvillimet brenda CDU-së, në prag të Kongresit të muajit të ardhshëm”, ka shkruar deputetja e LDK’së.

Tensione në Hormuz, Irani paralajmëron forcat e huaja të lar...
Top 10 kombëtaret më të vlefshme në Kupën e Botës
Nis projekti për modernizimin e rrugës Arllat–Malishevë, nda...
E kryer, Vedat Muriqi i bashkohet Fenerbahçes
Rama mbron projektet në Sazan dhe Zvërnec: Patriotizmi nuk m...
E konfirmon Benfica, Mourinho rikthehet tek Real Madridi