Dy aksidente në autostradën drejt Shqipërisë, shtatë persona të lënduar

12:30 | 2 Gusht 2026
E.G

 

Dy aksidente trafiku kanë ndodhur në autostradën në drejtim të Shqipërisë, ku në njërin prej tyre janë lënduar shtatë persona.

Zëdhënësi i Policisë,Bajram Krasniqi tha se  në aksidentin e parë janë përfshirë tri automjete, ndërsa shtatë persona kanë pësuar lëndime.

Rreth 500 metra më larg ka ndodhur edhe një aksident tjetër, ku janë përfshirë dy automjete, por në këtë rast nuk raportohet për persona të lënduar.

Me rastet po merren njësitet e autostradës. Nuk dihen ende shkaqet që kanë çuar në këto aksidente.

Shpërndaje në rrjete sociale