Florian Dushi nga Lidhja Demokratike e Kosovës është emëruar zëvendësministër i Drejtësisë.
Dushi lajmi për emërimin në pozitën e zëvendësministrit e ka bërë të ditur në rrjetin social Facebook.
Ai për disa vite kishte qenë përfaqësues i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Ndryshe, në Qeverinë Kurti janë 15 ministri, 6 do të udhëhiqen nga Lëvizja Vetëvendosje, 6 nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe 3 ministri do të udhëhiqen nga komunitetet.
Vetëvendosje do ta udhëheqë Ministrinë e Punëve të Jashtme, Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Financave, Ministrinë e Ekonomisë, Ministrinë e Shëndetësisë dhe atë të Integrimeve Evropiane, ndërsa LDK do të udhëheq Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Mbrojtjes, Ministrinë për Infrastrukturë, Ministrinë për Arsim, Ministrinë për Bujqësi dhe Ministrinë për Kulturë, Rini dhe Sport.
Avionët amerikanë largohen nga Spanja pasi ndaluan objektet ...
Publikohen pamje të bombarduesve amerikanë që kryen sulme th...
Shtëpia e Bardhë: 49 udhëheqës të lartë të regjimit iranian ...
Rritet niveli global i detit
Rexhepi: Padia në Strasburg, hap i rëndësishëm për shqiptarë...
13 shqiptarë kanë kërkuar ndihmë për t’u larguar nga Izraeli