Ushtruesi i detyrës së ministrit të Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka vizituar sot fshatin Lubizhdë të Prizrenit, ku ka zhvilluar një bashkëbisedim të hapur me banorët e këtij lokaliteti.
Gjatë takimit, Durmishi vlerësoi angazhimin dhe vendosmërinë e qytetarëve të Lubizhdës, duke theksuar rëndësinë e komunikimit të drejtpërdrejtë mes institucioneve dhe komunitetit lokal.
“Është vërtetë kënaqësi që sot isha në fshatin Lubizhdë të Prizrenit, ku pata një bashkëbisedim të ngrohtë e të sinqertë me qytetarët e këtij fshati. Lubizhda është e vendosur të mos lëshojë pe”, shkroi ai./Arbresh.info
Qeveria merr disa vendime në mbledhjen elektronike
Flick i jep përparësi ëndrrës së Ligës së Kampionëve pavarës...
Kuvendi miraton katër marrëveshje ndërkombëtare
PDK: Rezoluta e miratuar, akt i rëndësishëm për mbrojtjen e ...
Sveçla deklarohet plotësisht i pafajshëm për gazin lotsjellë...
Dy ditë kanë mbetur deri në zgjedhjet hungareze – publ...