Zëvendësministri në detyrë i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka bërë një apel publik për qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar në komunikacion gjatë ditëve me reshje të mëdha shiu.
Në një postim në Facebook, Durmishi ka tthënë se ekipet e mirëmbajtjes së rrugëve janë të mobilizuara dhe po e monitorojnë situatën në të gjitha akset rrugore.
“Gjatë këtyre ditëve kur është paralajmëruar reshje të mëdha shiu, ju bëjmë apel për kujdes të shtuar në komunikacion…Nuk ka vend për shqetësim, mjafton të tregojmë kujdes dhe përgjegjësi në trafik”, ka shkruar ai.
Zëvendësministri ka siguruar qytetarët se institucionet përgjegjëse janë në gatishmëri të plotë, ndërsa u ka bërë thirrje që të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe të shmangin rreziqet e panevojshme.
Gjyqi i dytë ndaj Thaçit: Prokuroria duhet të mbyll rastin e...
Adixhiku: Kurti bënte plane për fajësim të opozitës derisa i...
Përfundojnë punimet, rruga Prishtinë-Pejë e gatshme për qark...
Rutte: Irani është afër të bëhet kërcënim për Evropën
OVL-UÇK thonë se nuk u ftuan në seancën solemne të Kuvendit:...
Burgimi i përjetshëm për Dardan Krivaqën, avokati thotë se d...