Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar pasi, siç thonë ata, nuk janë ftuar në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës, që u mbajt në nderim të Epopesë së UÇK-së.
Në reagim e tyre në Facebook, thuhet se një veprim i tillë është i papranueshëm dhe thellësisht fyes për luftëtarët dhe familjet e tyre, raporton Klankosova.tv.
“Është e papranueshme dhe thellësisht fyese që në një seancë solemne të Kuvendi i Republikës së Kosovës kushtuar Epopesë së UÇK-së, të mos ftohen fare përfaqësuesit e kategorive të dala nga lufta. Pikërisht ata burra e gra që me pushkë në dorë ngritën dhe mbrojtën idealin e lirisë, ata që sakrifikuan gjithçka për këtë shtet, sot u lanë jashtë një ceremonie që i kushtohet historisë dhe sakrificës së tyre. Kjo nuk është vetëm një neglizhencë institucionale, por një shpërfillje e drejtpërdrejtë ndaj luftëtarëve, familjeve të dëshmorëve, invalidëve dhe gjithë atyre që bartën mbi supe barrën e luftës për liri”, thuhet në reagim.
Sipas OVL-UÇK-së, është paradoksale që të flitet për lavdinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës brenda sallës së Kuvendit, ndërsa jashtë saj të lihen pikërisht njerëzit që e krijuan atë histori me gjakun dhe sakrificën e tyre.
“Është paradoksale që të flitet për lavdinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës brenda sallës së Kuvendit, ndërsa jashtë saj të lihen pikërisht njerëzit që e krijuan atë histori me gjakun dhe sakrificën e tyre. Kategoritë e dala nga lufta nuk kërkojnë privilegje, por respektin institucional që u takon. Historia e luftës çlirimtare nuk mund të kujtohet duke përjashtuar ata që e bënë atë histori”, shkruhet nga OVL-UÇK.
U mbajt takim koordinues me përfaqësuesit e gjendjes civile ...
Krim brenda familjes në Fier, burri vret gruan me armë zjarr...
Abdixhiku takohet me ambasadorin francez, flasin për çështje...
Policia nis aksion ndaj motoçiklistëve në kryeqytet, masa të...
Irani i vendosur: Do të luftojmë deri në një fitore të plotë
27 vjet nga bombardimet, Kurti: Ndërhyrja e NATO-s hapi rrug...