Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi gjatë ditës së sotme, bashkë me stafin e saj dhe zv/ministren Bajrami ishte në Suharekë, për të ndjekur nga afër trajnimet për të rinjtë e Suharekës, të mbështetura nga MKRS e të implementuara nga Organizata Ichat.
Njoftimi i plotë:
Në Suharekë, ishim sot bashkë me zv/ministren Bajrami dhe stafin e MKRS-së, për të ndjekur nga afër trajnimet për të rinjtë e Suharekës, të mbështetura nga MKRS e të implementuara nga Organizata Ichat.
Të rinjtë e Suharekës kanë pasur rastin të trajnohen në fushën e ndërmarrësisë dhe marketingut digjital përmes trajnimeve kreative e informuese. Ajo që na gëzon pa masë si Ministri është që këto trajnime përveç që bëjnë bashkë forcën rinore, i aftësojnë këta të rinj me njohuri të cilat mund t’i integrojnë në tregun e punës.
Fushën e rinisë e kemi marrë më shumë prioritet si Ministri dhe jemi zotuar ta mbështesim me të gjitha kapacitetet që posedojmë.
Bashkë me Kryetarin Muharremaj, bëmë homazhe edhe në parkun e dëshmorëve në Suharekë.
I ndalet rryma në Klinë, Bedri Hamza kërkon që më 28 dhjetor...
Durmishi: Autostrada e Gjilanit përfundon brenda një viti
Specialja s’ia lejon Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL: ...
Labi e akuzon Jasminën se e shtyu
Ulutash: NATO që dy vite kërkon që sulmuesit e Banjskës të s...
Qindra migrantë mbërrijnë në Kretë