Shefja e kabinetit të kryeministrit, Vlora Dumoshi e ka ngritur lartë liderin e LDK-së, Isa Mustafa.
Ajo ka thënë se me qeverisjen e Mustafës, Kosova ka arritur të bëhet vend lider në rajon sa i përket rritjes ekonomike, reformave fiskale, stabilitetit financiar, uljes së papunësisë, e të tjera.
Sipas saj, vlerësimi i Bankës Botërore se Kosova ka shënuar rritje ekonomike, është vërtetuar se reformat e ndërmarra nga Qeveria kanë sjellur rezultate.
Lexoni komentin e plotë të saj:
Që nga fillimi i mandatit qeverisës nga Kryeministri Isa Mustafa, Kosova është bërë zyrtarisht vend lider në rajon sa i përket rritjes ekonomike, reformave fiskale, stabilitetit financiar, uljes së papunësisë, rritjes së përkrahjes sociale, rritjes së pensioneve, përmirësimit të ambientit të biznesit….
Progresin e jashtëzakonshëm të Kosovës, ndër të tjera, e ka konfirmuar sot edhe Banka Botërore, e cila zyrtarisht konfirmoi se Kosova ka shënuar rritjen më të madhe ekonomike në rajon, duke vërtetuar se reformat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës po japin rezultate tejet pozitive.
Është fat i madh që Kosova sot qeveriset nga një Kryeministër dhe një Qeveri e cila po merr vlerësime maksimale nga mekanizmat më kredibil global, e cila po merr Çmime si Qeveria më e mirë në rajon në adresimin e çështjeve ekonomike, që gëzon besimin e qytetarëve dhe të partnerëve strategjikë ndërkombëtarë, e cila po e avancon vendin dhe imazhin e saj.
1 mijë e 300 fëmijë marrin pjesë në “Vrapimin Olimpik” në Pr...
Kurti: Restaurohet “Shtëpia e Përshpirtshme” në Shtime, inve...
Rrufeja godet bagëtinë në Delvinë, ngordhin rreth 200 dele
Konjufca në Kaçanik: Qytetarët kërkojnë vazhdim të punëve dh...
Vuçiq konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-...
Aro Muric largohet nga grumbullimi, Kosova fton këtë portier