Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi”, ka njoftuar se dukuria e djegies së kontejnerëve nuk ka të ndalur në kryeqytet.
Në njoftimin e kompanisë thuhet se dëmtimi i kontinierëve jo vetëm që dëmton asetët publike, por edhe ndotë ambientin dhe ajrin në të cilin ne jetomë, shkruan Arbresh.info.
“Dukuria e djegies së kontejnerëve nuk ka të ndalur në kryeqytet dhe gjitha njësitë operative ku Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi”, Sh.A, kryen grumbullimin dhe largimin e mbeturinave. Dëmtimi i kontejnerëve dhe sidomos djegia e tyre në sezonin e dimrit, jo vetëm që dëmton asetët publike, por edhe ndotë ambientin dhe ajrin në të cilin ne jetomë. Ju bëjmë thirrje gjithë qytetarëve të jenë të kujdesshëm në trajtimin e mbeturinave me mbetje të hirit, po ashtu edhe biznesëve, veçanërisht biznesëve të gastronomisë që të ruajnë kontejnerët sepse vetëm në këtë mënyrë vetëm së bashku mund ta ruajmë dhe ta mbrojmë ambientin”, njofton ‘Pastrimi’./Arbresh.info/
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026