Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli sërish i është drejtuar me një shkresë Gjykatës Speciale, nga e cila kërkon që të hetojë masakrën e Dubravës.
Me anë të një postim në Facebook, Dugolli theksoi se si viktimë dhe i mbijetuar i masakrës së Dubravës nuk do të ndalet së kërkuari drejtësi.
“Sot prapë i kam dërguar në shkresë u.d. prokurorit të specializuar, z. Alex Whiting. Kjo shkresë ofron argumente shtesë duke u bazuar në tri vendimet e lëshuara nga vetë Gjykatës Speciale, se i takon juridiksionit lëndor. Pra, Gjykata Speciale ka juridiksion lëndor mbi krimet e kryera të forcave serbe gjatë planifikimit dhe ekzekutimit të masakrës së Dubravës. Në bazë të argumenteve të parashtruara me këtë shkresë, nuk mbetet më asnjë dyshim: prokuroi i specializuar ka juridiksion të plotë për ta hetuar këtë rast. Si viktimë dhe i mbijetuar i masakrës së Dubravës, nuk do pushoj së kërkuari drejtësi!”, shkruan Dugolli. /Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...