Deputeti i AAK-së, Gani Dreshaj ka reaguar ndaj deklaratës së liderit të VV-së, Albin Kurtit, i cili prezencën e deputetes së LDK-së, Teuta Rugova në sallë e quajti peng para syve të dy milionë qytetarëve
Lidhur me këtë, Dreshaj ka thënë se Teuta Rugova nuk është marrë peng nga askush. Sipas tij, ajo është partnere e qeverisë “Haradinaj”.
“Teuta Rugova nuk është marre peng nga askush. Nuk i kuptoj ata njerëz qe e shohin te çuditshme votën “pro” Qeverise te saj. Po ajo është partnere e kësaj qeverie. Ajo e ka edhe hisen e vet brenda qeverise. Ministri I Diaspores eshte nga Lista Rugova”, ka thënë Dreshaj.
“Kjo edhe mund te mos i pelqej disave, por ky duhet te jete problemi i atyre njerezve, e jo i Tauta Rugoves. Eshte marre te manipulohet kaq ulet me emrin e saj”, përfundon Dreshaj.
E rëndë në Kurbin, vajza vret nënën 85-vjeçare me thikë, e r...
Dogana sekuestron mallra të falsifikuara me vlerë rreth 200 ...
Çfarë dokumenti duhet të keni me vete për të votuar nesër?
EKSKLUZIVE: Shërbimi grek përfshihet në zhvillimet e brendsh...
Liqeni i Shkodrës shpallet Rezervë Biosfere e UNESCO-s
Nesër Kosova-Andorra, Foda: Luajmë për fitore