Kryeshefi Ekzekutiv i IPK-së së bashku me Drejtorin e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP-së) të Republikës së Shqipërisë, priten në takim Zëvendës ndihmës sekretaren e Departamentit Shtetit te SHBA-ve Lisa A. Johnson dhe përfaqësues nga Sektori për Diplomaci publike.
Takimi u zhvillua në pikën e përbashkët kufitare në Vërmicë ku ndër tjera u prezantua puna e përbashkët në realizmin me sukses të operacionit antikorrupsion “Pika 1 dhe 2”.
Kryeshefi i IPK-së Hodaj dhe Drejtori i AMP-së, Rrumbullaku, falënderuan Johnson për ndihmën e Departamentit te Shtetit përmes INL dhe ICITAP në fuqizimin e kapaciteteve profesionale të agjencive përkatëse.
Ndihmës sekretarja Johnson vlerësoi lartë suksesin e IPK-së dhe AMP-së në realizmin me sukses të operacionit Pika 1 dhe 2 dhe shprehu gatishmërinë e SHBA-ve në mbështetjen edhe me të fuqishme të institucioneve në luftimin e korrupsionit në polici si fenomen që dëmton besimin e qytetarëve në institucione të zbatimit të ligjit. /arbresh.info/
Jetëgjatësia më e lartë në jug të Shqipërisë, gratë jetojnë ...
Ilir Krasniqi rikthehet në stërvitje, pritet të jetë gati pë...
Trump lavdëron Grenellin: Ka bërë një punë të jashtëzakonshm...
Cancelo nuk dëshiron rikthimin tek Al-Hilal, po e mendon qën...
Gërvalla: Jam habitur nga dekreti i presidentes, ishte i nxi...
Moti nesër i vranët, IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore