Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, në bashkëpunim me Drejtorinë për Shëndetësi, sot kanë themeluar një ekip mobile nga Qendra e Mjekësisë Familjare, me një autoambulancë për tu dalë në ndihmë bashkëkombësve tanë në Shqipëri, pas situatës së krijuar nga tërmeti i djeshëm.
Me këtë rast kryetari Bahtiri së bashku me drejtoreshën e Shëndetësisë, Erseka Hasanaj Barani, kanë vizituar stafin mjekësor, të cilët janë pritur nga drejtori i QKMF-së, Fevzi Sylejmani, dhe personeli mjekësor të cilët u shprehen të gatshëm për tu përgjigjur iniciativës së ndërmarr nga Komuna e Mitrovicës.
Ndërsa kryetari Bahtiri, u shpreh shumë falënderues ndaj stafit mjekësor të QKMF-së për gatishmërinë e tyre për tu dalë në ndihmë familjeve të cilat kanë nevojë në Shqipëri.
Stafi mjekësor nga QKMF-ja në krye me shefin e sektorit për Emergjenca, Leonard Muja, janë furnizuar edhe me barna dhe gjëra tjera esenciale dhe do të jenë në gjendje gatishmërie për ti ndihmuar banorët të cilët janë prekur nga ky tërmet./arbresh.info
Disa lagje në Prishtinë mbesin nesër pa ujë deri në orët e p...
SHBA dhe Irani shkëmbejnë sërish sulme ndërsa Trump kërkon n...
IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste ...
Prattipati në veri, takohet me kryetarët e komunave
Banka Ekonomike gëzon fëmijët në Ditën Ndërkombëtare të tyre
Tara i bën dedikim vëllaut të saj të posalindur